Tmerri i të miturve/ I përdhunonte dhe i detyronte të pinin drogë, arrestohet 26-vjeçari nga Kolonja.

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar të akuzuar për përdhunim të të miturave dhe të të miturve.

Ka rënë në pranga i riu Orgest Merko, i cili përveç përdhunimit, i nxiste të miturit edhe të konsumonin drogë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit