Tmerr në aksin Elbasan-Peqin/ Pasagjerja hidhet nga furgoni në lëvizje, ndërron jetë

Horror në aksin Elbasan-Peqin. Pasagjerja me iniciale M. Gj. nga Rrogozhina është hedhur nga furgoni në lëvizje dhe ka vdekur në vend. Korrespondenti i Klan News, Fatos Salliu raporton se ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Papërr.

Shoferi ka ndaluar mjetin dhe bashkë me udhëtarët e tjerë janë përpjekur që të shpëtojnë gruan, por ajo nuk i ka shpëtuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Për ngjarjen u njoftua policia e cila bashkë me grupin hetimor shkuan dhe kryen veprimet përkatëse.

Ende nuk dihet shkaqet që e detyruan gruan të ndërmarrë veprimin ekstrem. Policia ka shoqëruar shoferin dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët që ndodheshin në furgon.

Të Fundit