STOP-EMISIONI 34 (Sezoni 9)- 19 Tetor 2023- Rrëzon gruan, i thyen këmbën dhe pas një jave e çon në spital

Më 22 qershor 2023, një rast dhune regjistrohet në Korcë.Diana Mulla, tregon, se ishte e sëmurë me zemër dhe kishte pësuar paralize para një viti. Diana jetonte me të shoqin, i cili në 35 vjet e ka dhunuar sistematikisht. Në një moment, ai e shtyu dhe ajo theu këmbën. I shoqi e la ashtu për disa ditë dhe kur e pa që nuk po përmirësohej, e dorëzoi në spital dhe iku duke e lënë aty. Sipas mjekut, Diana ka thyer kockën e gjurit, por nuk operohet dot, për shkak të sëmundjeve të tjera.Pas publikimit të rastit, policia ndaloi për disa orë bashkëshortin dhunues Fatos Mulla, por prokurorja e la në gjendje të lirë, pasi akti nuk ishte flagrant.Enea Grazhdani, mjeku ortoped nga Spitali Rajonal i Korcës, tregon gjendjen e Dianës, duke thënë, se ajo do të mbetet invalide e përhershme.

Për rastin e dhunës ndaj shtetases Diana Mulla, ne u lidhëm me zëdhënësen e policisë Korcë, e cila thotë, se agresori Fatos Mulla u ndalua, por prokurorja e hetoi në gjendje të lirë, pasi ai nuk ishte kapur në flagrancë, por pas 6 ditësh. Vetë prokuroja mohon të jetë marrë me këtë rast.Për këtë problem iu drejtuam Shërbimit Social në Bashki, drejtoreshës Marjana Jorgji si dhe Shërbimit Social Shtetëror Entela Fejzo, të cilat na premtuan strehim për Dianën, pas daljes nga spitali.E në fakt, ne mundësuam sistemimin e Dianës në Tiranë në Qendrën e Grave te Dhunuara, ku përvec strehimit, po merr dhe mjekimin e duhur mjeksor.

Ylli Gjoshi, një banor i fshatit Seferan në Belsh, denoncon në “Stop” policët e Bashkisë Belsh dhe policët e komisariatit Belsh, pasi sipas tij, i kanë marrë 500 euro, që t’i lejonin një ndërtim pa leje, që kishte nisur.Gjoshi deklaron me përgjegjësi, se mbaroi punë me policët e Bashkisë Belsh, të cilet e lejuan të ndërtonte pa leje, pasi morën ryshfetin. Sapo Ylli Gjoshi nisi të rrethonte ndërtimin me mur, u shfaqën policët e komisariatit, të cilëve u kishte dhënë 500 euro në makinën e policisë. Këto deklarata Ylli i përforcon me videot e shtëpisë së tij, ku duken edhe lëvizjet e policisë.

Të Fundit