E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Tiranë/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

Një ngjarje e rëndë brenda familjes është regjistruar këtë të mërkure, 8 korrik, në Tiranë, ku një 16-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka plagosur me thikë xhaxhain e tij.

Sipas burimeve për media konflikti ka nisur pasi xhaxhai e kishte kapur të miturin duke konsumuar cigare hashashi dhe i kishte treguar për këtë vëllait të tij, babait të 16-vjeçarit.

Pas kësaj, i mituri dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur dy herë xhaxhain, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar 16-vjeçarin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑