Tirane/ Keshilli Bashkiak penalizon femijen, Stop e regjistron ne kopsht-28 Shtator 2021

Jemi në koshtin dhe cerdhen “Cufo dhe Bubi kacurrel”, që ndodhet në njësinë numër 12.Një zonjë, që kërkon të mos identifikohet, shpreh shqetësimin, se nuk mund të regjistrojë dot fëmijën në kopsht. Drejtoresha thotë, se në bazë të një vendimi të Këshillit Bashkiak, kanë prioritet fëmijët, të cilët i kanë në punë të dy prindërit.Zonja thotë, se është pa punë, por në kushtet, kur nuk ka ku të lerë fëmijën, e ka të pamundur të kërkojë një punë.Për këtë rast pyesim edhe Drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme të Cerdheve dhe Kopshteve, Tiranë.Zhaneta Beqiri shprehet, se kopshti në fjalë ka shumë kërkesa, ndaj është e pamundur të sistemohen të gjithë fëmijët.Pas ndërhyrjes së “Stop” zonja mundi ta regjistrojë Noelin në kopshtin “Cufo dhe Bubi kacurrel”.

Të Fundit