Tiranë/ Arrestohet 59-vjeçari, dyshohet se ka përdhunuar një 25-vjeçare

Një 59-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 25 vjeçe. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se efektivët e komisariatit nr. 2 kanë vënë në pranga 59-vjeçarin me inicialet F. M.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit