Tiranë/ Arrestohet 24-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Policia e Tiranës. Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 11-vjeçare.

Policia njofton se i riu me banim në Tiranë, gjithashtu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit