“Shpikësi i viagrës”, ndahet nga jeta nobelisti shqiptaro-amerikan Ferid Murati

Ferid Murati (Ferid Murad), studiues i Mjekësisë dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Ferid Murati ka lindur në vitin 1936 në SHBA dhe vinte nga një familje me prejardhje shqiptare nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut.

Murati ishte mjek-farmakolog dhe studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, dhe një nga shpikësit e medikamentit “viagra”. Për këtë arsye ai fitoi edhe Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1998.

Ai ka jetuar dhe ushtruar karrierën e tij në SHBA, ku fillimisht e nisi si mjek i thjesht. Më pas, ai studioi mjekësinë dhe ka ligjëruar në universitete.

Ferid Murati ishte martuar me një grua amerikane me të cilën pati 3 fëmijë. Dr.Murati ndërroi jetë në SHBA më 5 Shtator 2023

Të Fundit