‘Tirana po zien, të gjithë në shesh’, Berisha mbërrin në selinë e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, një orë para fillimit të protestës, e thirrur nga kjo forcë politike.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Berisha tha se Tirana po zien dhe të gjithë qytetarët duhet të dalin në shesh.

“Tirana po zien, e tëra në shesh. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha para gazetarëve.

Pak para mbërritjes në seli, Berisha bëri një reagim në lidhje me protestën. Kryedemokrati paralajmëroi se sot do të ketë ‘uragan të paparë’ në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta e Partisë Demokratike do të zhvillohet krahas samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Më herët, Berisha ka thënë se protesta do të mbahet para Kryeministrisë.

Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha është shprehur se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Të Fundit