E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Tirana me emocionet e finales së Botërorit, Veliaj: Të gjithë po kënaqen, sot anoj pak nga Argjentina

Një numër i madh njerëzish po ndjekin finalen e Botërorit në sheshin “Skënderbej”. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ndodhur në mesin e qytetarëve për të ndjekur sfidën mes Argjentinës dhe Francës u shpreh se sot bën tifozllëk për Messin.

Veliaj tha se sido që të shkojë kjo ndeshje, Tirana ka bilance pozitive, duke theksuar se vitin e ardhshëm do organizohen rreth 1 mijë evente sportive.

Pjesë nga intervista:

Erion Veliaj: Nëse arrijnë të performojnë mirë, japin një imazh fantastik. Sot anoj pak nga Argjentina, por besoj që me të mbaruar kampionatin, nisim përgatitjet me qytetin europian të sportit.

Kemi një logo të re dhe siç kishim këtë vit 1000 aktivitete do të kemi një mijë evente sportive për vitin tjetër. Sjellim biznes për Tiranën, konsumohet në Tiranë, hotelet janë në Tiranë, restorantet në Tiranë, bilanci është shumë pozitiv për Tiranën.

Pyetje: Që në nisje të këtij kompeticioni, për kë ka bërë tifozllik zoti Veliaj?

Veliaj: Unë jam historikisht me Anglinë, por siç themi ne kanë qenë “zdromsa” gjithë këto kohë edhe Anglia nuk është se ka pasur performancën më të mirë. Po sot besoj është një spektakël ku Tirana është si një ditë pranvere dhe të gjithë po kënaqen.

Pyetje: Messi apo Mbape?

Veliaj: Shiko, Mbape e ka jetën përpara, do ishte mirë që Messi ta mbyllte karrierën me sukses. Messi!/tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑