E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

‘Tifozja më seksi’ në Kupën e Botës rrezikon burgun

Ish-Miss Kroacia ka zemëruar vendasit me veshjet e saj provokuese në Katar

Ndeshja e kaluar ndërmjet Kroacisë dhe Marokut, për  Botërorin e zhvilluar në Katar, ishte me interes të madh. Jo vetëm për ndeshjen por edhe  për praninë e ish- Missit të Kroacisë, Ivana Knoll, e cila bënte tifo për vendin e saj.

Modelja sfidoi rregullat e rrepta të veshjes në Katar diçka që mund ta çojë ish-misin edhe prapa hekurave. Ajo është shfaqur  e veshur me rroba banje, që praktikisht  është e ndaluar në Katar. Pak më ndryshe, ishte paraqitja e saj në stadium. Por sërish dekolteja e hapur mund t’i hapë probleme bukuroshes.

“Vizitorët pritet të tregojnë respekt për kulturën vendase duke shmangur veshjet tepër të dukshme për publikun”, paralajmëroi autoriteti i turizmit të Katarit përpara Kupës së Botës.

“Në përgjithësi rekomandohet që burrat dhe gratë të sigurojnë që shpatullat dhe gjunjët e tyre të jenë të mbuluara,” thuhet ndër të tjera.
Postimet e saj provokuan edhe ndjekësit që kanë bërë komente të ndryshme.

“Po, policia e Katarit,” shkroi një përdorues në Instagram. “Respektoni vendin dhe fenë tonë”, shkruan një tjetër. Përdoruesit e saj thonë se ajo që ka bërë është e pahijshme, pasi nuk ka respektuar kulturën e Katarit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑