Kombëtarja Shqiptare e futbollit luan me Poloninë më 27 mars në Varshavë, për ndeshjen e parë kualifikuese për Europianin 2024. Në prag të këtij dueli, institucioni i futbollit ka prezantuar edhe tre fanellat me dizajn të ri të ekipit.
Shqiponja me dy krerë, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares. Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është me ngjyrë të kuqe me një jakë polo të zezë dhe mbyllje me tre kopsa.
Skajet e mëngëve dhe një shirit vertikal anash janë gjithashtu me ngjyrë të zezë. Në pjesën e përparme dhe te supet fanellat karakterizohen nga një grafikë gjeometrike, brenda së cilës bie në sy dizajni i shqiponjës dykrenore.
Në pjesën e poshtme të fanellës ka një shirit të brendshëm të personalizuar me mbishkrimin e përsëritur “Ti Shqipëri, më jep nder”, një fjali e kthyer në moton e Shqipërisë e marrë nga poezia e Naim Frashërit.
Uniforma e parë plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza dhe çorape të zeza me një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm. Gjithashtu me të njëjtin dizajn, por me ngjyrë të bardhë dhe të zezë janë uniforma e dytë dhe e tretë,