‘Ti je rrugace’ ofendon gazetaren, arrestohet babai që la femijet pa shkollë

Për cështjën e fëmijëve të divorcit në Fier, të cilëve baballarët u kanë mohuar takimin me nënat dhe shkollimin, i drejtohemi ZVA-së së Fierit. Në këtë zyrë thonë, se këtë shqetësim ia kanë përcjellë Bashkisë së Fierit.Ndërsa në bashki kërkojnë shkresë zyrtare, për mosfrekuentimin e shkollës nga 6 fëmijët.Njëri nga prindërit, që ka shkaktuar këtë problem, Ilir Hilaj, në një komunikim me gazetaren e “Stop”nervozohet, kur gazetarja e pyet, se pse i ka lënë fëmijët pa shkollë dhe i hakërrehet kësaj të fundit.Nga ana tjetër institucionet përgjegjëse kanë vënë nën arrest dy vëllezërit, që nuk zbatuan vendimin e gjykatës e keqtrajtuan të miturit.

Të Fundit