“Ti je palaço cirku”, deputetët demokratë kërkojnë masë disiplinore për Ramën pas debateve me Bardhin

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar masë disiplinore për kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa ka ardhur pas debateve të Ramës me deputetin demokrat Gazment Bardhi, moment gjatë të cilit iu drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese.

Ndërkohë që bardhi e quajti Ramën “legen dhe mafioz”, kryeministri iu drejtua atij me fjalët “palaço cirku”.

Pas debatit deputeti demokrat u përjashtua nga seanca që u ndërpre për disa momente.

Kërkesa për masë disiplinore ndaj Ramës është firmosur nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Xhelal Mziu, Saimir Korreshi, Bledian Nallbati, Enkeleda Bano, Kreshnik Çollaku, Oriola Pampuri.

Të Fundit