Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga Albina dhe familja Kelmendi

Shqipërinë do ta përfaqësojë në Eurovision, këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Albina dhe familja Kelmendi fituan vendin e dytë në Festivalin e Këngës në RTSH, çmim i cili vendoset nga juria, por votat e publikut bënë që ata të fitojnë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin europian, që këtë vit do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, për shkak se vendi fitues i çmimit të parë, Ukraina, vijon të jetë e pushtuar.

“Ju dua shumë do t’ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.

Këtë vit Festivali i Këngës në RTSH vendosi që për herë të parë kënga përfaqësuese në Eurovision të zgjidhej 100% nga votat e publikut. Ndërsa Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.

Të Fundit