“Ti je i biri i p*tanës që theri dobiçin”, gruaja lë burrin pas 45 vitesh martesë

Jemi në lagjen “10 korriku” në Vlorë për problemin e zotit Stefan Meksi, i cili pas një debati banal për një bolier uji, është akuzuar, se ka dhunuar bashkëshorten dhe ajo ka përfituar urdhër mbrojtjeje. Në fillim urdhri i mbrojtjes e detyronte të mbante distancë 100 m, më pas 20 metra dhe në fund u hoq distanca fare. Por për Stefanin situata nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon të flejë në rrugë dhe në shtëpinë e motrave e vëllezërve. Vetë bashkëshortja, Engjëllushe Meksi, thotë, se nuk do jetojë kurrë në një shtëpi me Stefanin.Ne iu drejtuam Zyrës Përmbarimore të Vlorës dhe takuam kryetarin Fitim Kociaj, i cili tha, se kishte tentuar ta fuste Stefanin në shtëpi, por zonja kishte refuzuar. Nga ana tjetër, vendimi i gjykatës është disi evaziv dhe nuk lejon ekzekutim të mirëfilltë.Ne komunikuam edhe me të plotfuqishmin e zonës, Felek Bleta, i cili tha, se e njihte situatën e bashkëshortëve dhe sipas tij, cështja është në Apel.

Të Fundit