Sizimiologu tregon zonat më të rrezikuara nga tërmeti në Shqipëri

Sizmiologu Rrapo Ormeni tregoi në një intervistë për Euronews Albania qytetet më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri.

Në një kohë kur tërmetet në kufirin turko-sirian shkatërruan qytete dhe lanë pas mijëra viktima e të zhdukur me shifra që sa vijnë e rriten, ai tha se bregdeti Adriatik, Vlora, Lushnja, Elbasani, Dibra dhe Leskoviku janë zonat më sizmike në vendin tonë.

“Harta sizmiologjike që kemi pasur ne, e vjetra, ka pasur zona me intensitete të ulëta dhe kur përcaktohet intensiteti nuk është punë vetëm inxhinierash, është dhe punë politike. Mos kujtoni ju se inxhinieri është i lirë ta përcaktojë intensitetin aq sa i del nga llogaritjet,” – u shpreh Ormeni.

Sizmiologu shtoi se intensitetin ose riskun sizmik e propozojnë ata, por e miraton Kuvendi.

Të Fundit