“The Guardian” jehonë gjyqit të ish-krerëve të UÇK: Do rishkruajë historinë e luftës

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në dhomat e specializuara në Hagë ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Prestigjiozja The Guardian i ka kushtuar kësaj çështjeje një artikull të gjatë, ku shkruhet se gjyqi ndaj ish- presidentit Hashim Thaçi dhe drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rishkruajë historinë e luftës.

Në artikullin e medias britanike, ish-presidenti Thaçi cilësohet si një ndër politikanët më të shquar të Kosovës, ndërkohë që në mënyrë kronologjike është shpjeguar ecuria e procesit, nga që arrestimi i ish- krerëve të UÇK-së e deri në gjykimin e tyre, proces që në artikull theksohet se po ecën me ritme të ngadalta.

Gjyqi, shkruan The Guardian, pritet të zgjasë deri në 6 vite, duke përmendur pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty-t për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë trafikimin e organeve nga UÇK-ja.

Më 3 prill ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

 

Të Fundit