Shembja me tritol e hotelit në Sarandë ka traumatizuar banorët e zonës, të cilët të trembur tregojnë momentet e para kur dëgjuan shpërthimin.
Ata thonë se fillimisht kanë menduar mos ishte tërmet, ndërsa një e moshuar u shpreh se “iu duk sikur u fundos pallati”
“Çfaj kemi ne që na tronditën dhe bukën na lënë të hamë, thamë se ra pallati. Thamë se u fundos pallati. Jemi të sëmurë dhe nuk mbledhim dot veten”, tha e moshuara.
“Ishte shpërthim i madh, ne thamë se gjëmoi”, tha një tjetër banore.
“Thamë se ishte termet, por shpëtuam. Ne kemi shtëpinë e kunatit, janë në Amerikë ata, por shyqyr nuk ka zarare. Mu duke si tërmet në fillim”
Sipas policise, hoteli qe u shemb nga shperthimi me tritol eshte ne pronesi te dy personave, te cilet jane ne nje proces gjyqesor.