Alda Klosi kërkon lirimin nga burgu në Apel

Ish-zyrtarja Alda Klosi kërkon lirimin nga burgu në Apel. Avokati i ish-zyrtares së Kryeministrisë, Ilirjan Muho deklaron se do të dorëzojë ankiminin e dënimit në Gjykatën e Apelit.

Alda Klosi u “fundos” nga pastruesja e saj Rozeta Dobi, i cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.

Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.

Ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi ishte shtruar në spital kur u dha masa “arrest me burg” ndaj saj dhe u transferua rreth orës 15:00 të ditës së enjte (9 shkurt) në qeli.

Ndërkohë, edhe Rozeta Dobi, që akuzohet për grabitjen e parave, ndodhet po ashtu në këtë burg të grave.

Të Fundit