Terror/ Sulm me thika në New York, plagosen dy vajza adoleshente

Momente terrori janë regjistruar në stacionin e trenave “Grand Central” në New York, të mbushura me njerëz këto ditë, për festat e Krishtlindjeve.

Një 36-vjeçar i armatosur me thikë, për arsye ende të paqarta,  plagosi dy vajza, të cilat ndodheshin me pushime në SHBA. Fatmirësisht të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.

“Dua që të gjithë të bardhët të vdesin”, bërtiti autori Steven Hutcherson përpara se të sulmonte adoleshentet 16 dhe 14-vjeçare brenda një restoranti.

Personi, me precedentë penal dhe me histori të çrregullimeve psikologjike, u arrestua nga policia dhe u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë.

Ai u arrestua për herë të fundit në fillim të nëntorit pasi qëlloi një të panjohur në Bronx.

 

Të Fundit