Tepelenë/ Skandali i bashkisë, refuzon qytetarin për shkallë në tokë të vet-Stop-16 Prill 2021

Jemi në Tepelenë, pasi Agron Milori nuk pajiset me leje për të ndërtuar shkallët, që të hyjë në banesën e tij, që e ka me certifikatë pronësie. Bashkia nxjerr pretendime nga më të ndryshmet, për të mos e lejuar Milorin, të sistemojë pjesën hyrëse në banesë.Ne iu drejtuam zyrës së Kadastrës Tepelenë, që na konfirmoi, se pjesa, që z. Milori do të shfrytëzojë, është në pronësi të tij dhe për komshiun ka një rrugë kalimi tokë- shtet, që mund të përdoret si e tillë. Dy kufitarët nuk kanë mbivendosje.Bashkia Tepelenë në nëntor 2020 ka refuzuar pajisjen me leje për shkallët e zotit Milori. Takuam zotin Loren Bami, drejtor i urbanistikës në bashkinë e Tepelenës, i cili ve në dyshim vërtetësinë e certifikatave të pronësisë dhe nxjerr një shkresë ng bashkia, që e paraqet si një dokument, që bën me përgjegjësi Agron Milorin.

Të Fundit