Banorët e fshatit Bënçë në Tepelenë kanë protestuar këtë të premte për ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti.
Korrenspondentja e Panorama.al Brikena Metaj bën me dije se ka pasur tensionim të situatës si dhe përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës.
Për pasojë të konfliktit, dëgjesa publike e parashikuar për ditën e sotme nuk do të zhvillohet.
Fabrika e asfaltit do të shfrytëzohet për pubimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.
Me mbështetjen e ambientalistëve, banorët kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cënuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve.