Tentuan të kalojnë lumin me automjet, ngecim në mes të ujit, rrezikojnë jetën 4 persona

Katë banorë kanë rrezikuar jetën e tyre ditën e sotme në ujrat e lumit të Prodan, pasi tentuan kalojnë mes përmes ujit me automjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit.

Makina me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar jetën e tyre, të cilëve u erdhën në ndihmë forcat zjarrfikëse.

Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të zgjedhin mënyra alternative për të kaluar lumit duke kaluar mes përmes tij.

Banorët e kanë ngritur disa herë zërin për të riparuar urën lidhëse midis dy fshatrave.

Përmbytjet gjatë vjeshtës dhe dimrit që rrezikojnë fshatin Prodan në Kolonjë, i cili është i ndërtuar buzë lumit.

 

Të Fundit