Tentoi të kalonte 34 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Policia kufitare në Durrës ka arrestuar një 38-vjeçar për modeklarimin e një shume prej 34 000 eurosh të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit në automjetin (furgon) e linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat shtetasi J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti

Të Fundit