Kryeministri Rama uron Sulltan Nevruzin: Uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë qytetarët për festën e Sulltan Nevruzit.

“Mirmëngjes! Në festën e Sulltan Nervuzit uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar”,-shkruan kryeministri Rama në faqen e tij të Facebook.

Festa e Sulltan Nervuzit festohet nga të gjithë besimtarët bektashianë. Ata festojnë sot ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

 

Të Fundit