Tentoi të djegë shtëpinë e ish-të dashurës dhe e përndiqte, arrestohet i riu në Tiranë. 4 të tjerë në pranga për…

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se një prej të arrestuarve është shtetasi me inicialet V. Z., 31 vjeç.

I riu sipas policisë, ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. F., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 59 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen M. H., 46 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 31 vjeç, pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Sh., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin R. L., 49 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasen L. M., 50 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit