“Tempulli” në Pukë dhe Mirditë, kapen dy të rinjtë me lëndë narkotike dhe municione

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës pasi u kapën duke shpërndarë lënë narkotike.

Sipas njoftimit të unformave blu bëhet me dije se në kuadër të operacionit “Tempulli”, u bë arrestimi i shtetasve Salvator Luka dhe Ndue Rregji, përkatësisht 26 dhe 31 vjeç.

Këta shtetas u kapen me 68 doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, dhe municion luftarak. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë.

Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit S. L., 26 vjeç, banues në Pukë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.

Në Mirditë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit N. Rr., 31 vjeç dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë këta 2 shtetas, ndërsa sasitë e lëndës narkotike (në total 68 doza) dhe sasia e municionit luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të Fundit