E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Temperaturat e larta rrisin urgjencat shëndetësore, Brataj: Kemi mbi 500 vizita në ditë

Rritja e temperaturave është shoqëruar edhe me pasoja shëndetësore në popullatë. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj gjatë një interviste për Euronews Albania bën me dije se përgjatë muajit korrik ekipet iu përgjigjën me shërbim mbi 6700 qytetarëve që kërkuan ndihmë, për probleme lidhur me vapën. Ai thotë se mesatarisht çdo ditë po kryhen mbi 500 vizita, ndaj bën thirrje për disa masa parandaluese.

“Ndikojnë dehidratimi, goditja nga të nxehtit. Fëmijët nuk duhet ti lëmë në makina me idenë që të mbarojmë një punë sepse për 5-10 minuta temperatura e brendshme organizmit mund të shkojë 20 gradë më shumë”, tha Shefi i Urgjencës Kombëtare.

Personat që vuajnë nga prebleme kradiake dhe të sëmurët kronik janë një tjetër kategori për të cilët duhet treguar kujdes gjatë motit të nxehtë.

“Enët e gjakut zgjerohen pothuajse në të gjithë hapësirën tonë të trupit duke eleminuar nxehtësinë por njëkohësisht duke eliminuar edhe likide”, tha ai.

Ushqyerja me fruta perime, konsumi i lëngjeve, dhe shmangia e daljes në orët e pikut veçanërisht për fëmijët, gratë shtatëzëna, të moshuarit dhe sëmurët kronikë, mbetet këshilla kryesore e bluzave të bardha për muajin gusht.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑