E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Teatri i ri Kombëtar, Rama: Vepër mbresëlënëse, në radhën e objekteve më të mira në Europë

Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit, pasi sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri. Për shkak të retorikës së ashpër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duket se Policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës. Para nisjes së punimeve, Policia ka kryer inspektimin e zonës edhe me ndihmën e një qeni, për të garantuar se terreni është i sigurt. Ndërkohë, efektivët kanë ndërtuar edhe një perimetër sigurie.

Pranë vendit ku do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar, Kryeministri Edi Rama po mban edhe një deklaratë publike. Në rrjetet sociale Rama shprehet se Teatri i ri Kombëtar do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI.

Më tej Rama shkruan se Teatri njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europës.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj është shprehur se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me para publike dhe jo me partneritet teksa ka shtuar se nuk do të lëshohet asnjë centimetër nga teatri.

Postimi i Ramës:

Teatri i Kombëtar – Vendosim sot gurin e themelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri Kombëtar, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë???‍♀️???

✏️ Një projekt-ide konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels?

#TëBashkuarJoTëNdarë?

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑