“Të rikthejmë kooperativat, Amerika ua ka parë hajrin”, Luljeta Bozo i bën propozimin e papritur kryeministrit Rama

Inxhinierja Luljeta Bozo teksa falenderoi sot kryeministrin Rama për ftesën për t’iu bashkuar PS, hodhi  idenë e kooperativave bujqësore në Shqipëri.

 Bozo tha se qytetarët duhet t’i jenë mirënjohës qeverisë për rindërtimin. Inxhinierja kërkoi më shumë vëmendje për zonat rurale dhe tha se SHBA-ja vazhdon që “t’ia shohë hajrin kooperativave”.

Faktikisht po të shohim si është zhvilluar ekonomia gjatë 2020-ës bujqësia ka mbajtur një peshë të madhe, ka përballuar ushqimin e popullit dhe eksportit. Por shtëpitë në fshat janë të shpërndara dhe ka patur probleme për ti ringritur. Këta e kanë dhuratë për mua. Ky proces për mua personalisht po ecën shumë mirë. Ka nevojë për të treguar për ata që janë hezitues. Kanë pasur edhe brigadat, firmat ndërtuese edhe mbikqyrësa shumë të mirë. Them që shumë shpejt, plagët e tërmetit do të riparohen. Njerëzit duhet të jenë mirënjohës se është dhuratë. Kemi 50% të zonave rurale të banuara. Duhet të bashkohen disa familje, ose ku di unë sesi, e ka zënë frika nga fjala kooperativë, por kooperativës ia ka parë hajrin Amerika, ndaj vazhdon ta përdorë. Duhet të bëhet që të marrësh raca më të mira për blegtorinë, fara më të mira, teknikë më të mirë. Ka punë për të bërë.”-tha Bozo.

Të Fundit