“Te mbush barkun me plumba”, denoncuar nga “Stop” avokati ofroi 120 mijë Euro për të eliminuar gruan, , arrestohet në Rinas

Avokati Alban Bengasi, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë”, është arrestuar në aeroportin e Rinasit teksa po tentonte të hynte në Shqipëri pasi u kthye nga Dubai.

Ndaj Alban Bengasit ka masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Emri i avokatit Alban Bengasi është përmendur nga vrasësi me pagesë, tashmë i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Në dëshmitë e dhëna para hetuesve disa muaj më parë, kur zbardhi edhe një mori vrasjesh, Nuredin Dumani deklaroi se Alban Bengasi kishte ofruar 120 mijë Euro për të vrarë gruan e tij. Por Dumani nuk e kishte pranuar, duke thënë se “nuk i pëlqente të rrihte gra”. Por me këtë çështje u mor Eljo Bitri dhe një person tjetër, sipas Nuredin Dumanit, të cilët pasi ndoqën ish-bashkëshorten e Alban Bengasit e dhunuan duke e goditur me grushte në fytyrë.

Dhunimin e ish-bashkëshortes së avokatit Alban Bengasi e ka trajtuar edhe emisioni Stop në Tv Klan më 3 Nëntor 202-, e cila rrëfeu dhunën e ushtruar ndaj saj dhe akuzoi direkt ish-bashkëshortin avokat, i cili nuk e lejonte që të takonte as fëmijët.

Të Fundit