“Të dua zemer po më solle lekë, nëse s’më jep shporru” burri blen shtëpi, vlonjatja e nxjerr jashtë!

Petro Qirjo, tregon, se në vitin 2019 porositi një apartament në Vlorë dhe nënshkroi kontratë paraprake me ndërtuesin. Sipas kontratës ai pagoi një këst prej 20 mijë eurosh, kur shtëpia kushtonte 45 mijë euro.Në vitin 2021 Petro u njoh me një grua, Lavdien, e cila më vonë mbeti dhe shtatzënë. Në këtë kohë ta dy u lidhën në martesë.Në vitin 2022, Petro i dha autorizim me anë të një prokure, që Lavdija të nënshkruante kontratën përfundimtare të shitblerjes vetëm në emrin e tij, por ajo në bashkëpunim me noteren Luljeta Cenaj, fut edhe vetën si bashkëpronare.Lavdija, pas lidhjes së kontratës, nisi kërkimin e urdhrave të mbrojtjes, duke pretenduar, se Petro e dhunonte psikologjikisht.Urdhrat janë lëshuar nga gjykata, edhe pse nuk është provuar dhuna.Sot Petro është detyruar të flejë rrugëve, pasi Lavdija, me të cilën u divorcua, nuk e lejon të afrohet në banesë.

Të Fundit