“Të degjeneruar”/ Fyeu gazetarët, nis hetimi administrativ për policen e Elbasanit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka  njoftuar se ka nisur hetimet për policen e  Elbasanit, Anisa Kostani, e cila shpërtheu ditën e djeshme në rrjetet sociale me komente ofenduese ndaj gazetarëve.

Në përgjigjen për gazetaren Klodiana Lala, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore konfirmoi se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ për këtë specialiste të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Kostani, e njohur gjithashtu për një stilin e saj vanitoz në rrjetet sociale, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë në qytetin  e Elbasanit.

Duke ju referuar artikujve të shkruar në media, nënkomisarja iu drejtua gazetarëve ndërsa i bën ata përgjegjës për një pasqyrim jo të drejtë të situatës me krimin në qytet.

Po ashtu ajo i cilësoi pseudogazetarë dhe të degjeneruar disa prej tyre, ndërsa shprehet se shkrimet e tyre nuk janë aspak profesionale, por një inat personal, ndërsa pohon se policia në Elbasan nuk ka qenë asnjëherë kaq aktive sa sot.

Kujtojmë se Kostani është njohur gjithashtu në media për raportin e saj me kafshët dhe veçanerisht për faktin që mban në shtëpi një gjarpër.

 

 

Të Fundit