81-vjeçarja kapet me 5 kg heroinë në aeroport, droga me vlerë 515 mijë dollarë – Stop
Bota, Të Gjitha

81-vjeçarja kapet me 5 kg heroinë në aeroport, droga me vlerë 515 mijë dollarë

Një grua 81-vjeçare daneze u kap me heroinë në aeroportin e Varshavës, në Poloni. 81-vjeçarja po udhëtonte nga Afrika në Kanada, dhe kishte në valixhen e saj heroinë me vlerë mbi 515.000 dollarë, thanë zyrtarët në Poloni të premten. Megjithatë, ajo tha se nuk ishte në dijeni të drogës brenda valixhes.

Oficerët e doganave në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollonin bagazhin e të moshuarës teksa ajo po kalonte tranzit, pasi dyshuan për itinerarin e saj dhe sjelljen e çuditshme. Në fund të valixhes që kishte me vete 81-vjeçarja u zbuluan pako me pesë kilogramë heroinë.

Gruaja, që udhëtonte nga Malavi dhe Kenia përmes Dohas dhe Varshavës, mohoi çdo keqbërje dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë hapur një hetim. Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *