E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Të çlirosh zemërimin”/ Në Brazil hapet dhoma ku mund të thyesh çdo gjë për të larguar stresin

Ndiheni të zemëruar dhe të stresuar?

Brazilianët kanë gjetur një mënyrë për të çliruar zemërimin duke ndërtuar një dhomë ku je i lirë të bësh çdo gjë, të bërtasësh, të ulërasësh, mjafton të ndihesh i çliruar.

Brenda një depoje në periferi të Sao Paulo, njerëzit mund të thyejnë çdo gjë, televizorë të vjetër, kompjutera apo çdo lloj sendi tjetër duke copëtuar në mënyrë simbolike edhe zemërimin që sidomos në këtë kohë pandemie ka mbërthyer çdo kënd.

42 vjeçari, Vanderlei Rodrigues, i cili hapi biznesin një muaj më parë, tha se ai ka pritur një numër të madh të klientëve që dëshirojnë të shfryjnë, veçanërisht gjatë pandemisë.

Seanca në “Rage Room” kushton 4.64 dollarë. Të veshur me kostume mbrojtëse dhe helmeta, pjesëmarrësit shkruajnë në mure problemet që i shqetësojnë më shumë dhe këto fjalë bëhen shënjestra e zemërimit të tyre.

Për Luciana Holanda, 35 vjeçe, e cila është një nënë e papunë e dy vajzave, ajo tha se preferon të shfryjë zemërimin e saj brenda “Rage Room”.

“Me gjithë këtë stres të akumuluar, të jesh nënë, të kesh fëmijë dhe të mos jesh në gjendje të punosh është shumë mirë të largosh stresin dhe të shfryhesh,” – u shpreh ajo.

“Unë nuk do të shfryj zhgënjimet e mia mbi vajzat e mbi askënd, kështu që unë me të vërtetë preferoj të thyej gjëra,” – shtoi 35 vjeçarja.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑