Tatimet: Fasoneritë po mashtrojnë me sigurimet shoqërore të punonjësve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kryer disa kontrolle pas të cilave ka dalë në rezultatin se ka shoqëri që operojnë në sektorin fason që hapin dhe mbyllin NIPT-e, transferojnë aktivitetin nga një emër në tjetrin me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe mospagesën e sigurimeve shoqërore ndaj punonjësve.

Shqiptarë dhe italianë që kanë fasoneri në qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë kryer këtë skemë mashtrimi që konsiderohet nga administrata tatimore si një nga shkeljet më të rënda që një biznes i bën shtetit dhe punëmarrësit.

Këto biznese jo vetëm kanë shmangur detyrimet fiskale, por gjithashtu me veprimet dhe mosveprimet e tyre nëpërmjet skemave të ngritura kanë dëmtuar edhe punonjësit e tyre, të cilëve për një kohë të caktuar nuk i kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, duke i rrezikuar pensionin si dhe mbulimin e shërbimeve shëndetësore.

Të Fundit