“Tapë” në timon dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt, dy të arrestuar në Fier

Dy persona janë arrestuar në Fier dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Policia e Lushnjes arrestoi në flagrancë shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, iu gjetën 10 fishekë luftarak.

Në Divjakë, u ndalua shtetasi A. J., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Porkuria e Fierit nisi procedim në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, iu gjetën 10 fishekë luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë ndaluan shtetasin A. J., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan matarialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit