Tapë në timon, arrestohet shoferja 38-vjeçare në Tiranë

Një 38-vjeçare nga Tirana është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjende të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen M. I., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur”, indormojnë blutë.

Përdorimi i alkoolit në timon është një nga kontrollet kryesore që Policia Rrugore e kryeqytetit po kryen testet tek shoferët e të gjitha moshave. Vetëm për këtë shkelje, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë konstatuar mbi 1 mijë e 500 shoferë nën ndikimin e alkoolit.

Kohët e fundit shqetësues është edhe fenomeni i femrave që janë gjetur në timon në gjendje të dehur.

“Gjatë këtyre 5 muajve kemi shtim të rasteve të përdorimit nga drejtueset e mjeteve që janë femra”m konstatoi specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka në një intervistë per media.

Të Fundit