Arratiset me “Dum-Dum” nga Vatikani, policia i vihet pas shqiptarit

Një shqiptar është “arratisur” nëpër rrugët e Romës. I ndjekur nga policia dhe karabinierët ai ka refuzuar që të ndalojë.

Ndjekje filmike nëpër rrugët e Romës

39-vjeçari shqiptar lëvizte kundravajtje në rrugët e Vatikanit me një “Dum-Dum” dhe i ka detyruar policët që të qëllojnë në drejtim të rrotave për ta ndalur.

Shqiptari me precedentë të ndryshëm penalë kaloi përmes San Pio X, në drejtim të San Pietro, shkruan Tg Com. 

Edhe pse agjentët qëlluan në drejtin të rrotave të tij, ai nuk ndaloi.

Më pas një nga karabinierët i është hedhur sipër në pjesën e sediljes së shoferit për ta ndalur me forcë duke përdorur edhe paralizuesin elektrik. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetë shqiptari dhe dy policë italianë.

Ata u dërguan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari u arrestua.

Të Fundit