Në shkurt 2024 transmetuam një vëzhgim në disa shkolla 9 vjecare të kryeqytetit për shitjen e ushqimeve të pasigurta në kangjellat e shkollës.Pas 10 muajsh kthehemi, për të parë, se cfarë ka ndryshuar dhe shohim, se nuk është marrë asnjë masë. Në shtator 2023, ish-ministrat Taulant Balla dhe Evis Kushi premtuan zgjerimin e perimetrit të sigurisë për shkollat,por këto masa mbetën vetëm në letër.Nga vëzhgimi i sotëm, rezulton, se nxënësit lejohen të dalin nga shkollat, ose shitës ambulantë lejohen të shesin ushqim përmes kangjellave. Mes shumë shkollave, që pamë, ishte edhe “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dilnin nga kangjellat, të pashqetësuar nga prania e mësuesve apo rojes së institucionit.Ekspertët Ndricim Mehmeti, Aurela Agalliu Psikologe dhe Mirgit Vataj Kryetari i Punonjësve Socialë, flasin për sigurinë në shkollë, ruajtjen e perimetrit, ushqimet brenda ambienteve të arsimit dhe se cfarë masash duhet të merren. Por në një situatë të paprecedentë, nxënësit e “Gjon Buzuku”-t, pasi u kapën në gabim, sulmuan grupin tonë të xhirimit, gjatë kohës, kur duhet të ishin nën përgjegjësinë e rojës, mësuesve kujdestarë, drejtoreshës dhe një oficeri sigurie.
Për situatën në shkollën “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dalin nga kangjellat dhe madje sulmuan edhe grupin e xhirimit të emisionit “Stop”,roja i shkollës, që ndodhej aty, tha, se nuk ka përgjegjësi.Po kështu drejtoresha e shkollës pohoi, se nuk është hera e parë, që ndodh një situatë e tillë, por ajo thotë, se nuk ka se cfarë të bëjë.Ajo pretendon, se nuk i ka parë nxënësit, ndërsa dilnin nga kangjellat, apo ndërmerrnin sjellje të pahijshme.