E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Berisha: Protesta nuk është e jona! S’kemi bërë asnjë përpjekje për ta kapur dhe as për ta përçarë!

Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se deputetët apo anëtarë të PD kanë marrë pjesë në protestë si qytetarë të thjeshtë pa asnjë simbol partiak.

“Qëndrimi ynë ndaj protestës ka qenë, protesta nuk është e jona. Nuk bëjmë asnjë përpjekje për të akaparuar atë, as për ta përçarë. Marrim pjesë në protestë me të gjithë mundësitë tonë me anëtarë dhe mbështetës pa asnjë simbol partiak, thjesht si qytetarë. Kanë marrë pjesë deputetët, por si qytetarë kanë marrë pjesë qindra dhe mijëra anëtarë dhe mbështetësit tanë”, tha kryedemokrati.

Po ashtu ai shprehu mbështetje për 5 kërkesat që kanë qytetarët, ku kryesorja është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Fjala e Berishës

Qëndrimi ynë ndaj protestës, po e ripërsëris, protesta nuk është e jona. Nuk bëjmë asnjë përpjekje në mënyrë absolute për ta akaparuar atë, as për ta përçarë.
Marrim pjesë në protestë me të gjitha mundësitë tona, me anëtarë dhe mbështetës, pa asnjë simbol partiak. Thjesht si qytetarë.
Dhe kjo është e vërtetë.
Kanë marrë pjesë në tërësi deputetët, por si qytetarë. Kanë marrë pjesë me qindra dhe mijëra, sipas rastit, anëtarë dhe mbështetës tanë.
Kjo protestë është mbështetur në mënyrën më të fuqishme për pesë pikat e saj. Ato lexoni, kanë qenë pika që ne i kemi mbrojtur me protesta në parlament dhe kudo. Dhe ne i mbrojmë.
Nuk kemi thirrur protestë tjetër. Jo, pikërisht për të mos shpërqendruar vëmendjen, interesin për këtë protestë madhështore të qytetarëve.
Nuk jemi dakord kurrsesi me ndonjë slogan, por nuk kemi hapur polemikë. Jo. Jo dhe jo. Kemi vendosur të marrim pjesë pa hapur polemikë, sepse nuk duam të shpërqendrohet nga asgjë nga protesta.
Nuk ka patur që nga viti ‘90, kjo është protesta e dytë më madhështore qytetare që ka njohur Shqipëria. Ka njohur edhe një tjetër, protestën për armët kimike. Edhe ajo e jashtëzakonshme, ishte në tërësi protestë e gjimnazistëve, siç e dini.
Kështu që ne mbështesim protestën, i përmbahemi këtij qëndrimi në vazhdim. Çfarë do bëjmë ne tani? Se ke të drejtë, po.
Kuvendi i Partisë Demokratike shpalli moton “Ripërtëritje”. I garantoj demokratët, mbështetësit e Partisë Demokratike, se ripërtëritja është dhe do mbetet drejtim themelor i kësaj partie. Ne kemi vlera shumë të çmuara në gjirin tonë dhe do i promovojmë ato me vendosmëri.
Partia Demokratike ka deklaruar organizimin dhe modernizimin e saj si veprimtari kryesore.
Siç ju kam informuar, me Institutin Republikan Amerikan, ka përgatitur për ne një platformë të shkëlqyer, e cila do zbërthehet në të gjitha nivelet e partisë për organizimin dhe modernizimin e partisë.
Së treti, me dy fondacionet më të famshme të qendrës së djathtë në botë, Konrad Adenauer dhe Heritage, ne kemi përgatitur vizionin e Partisë Demokratike.
Pra, siç e sheh, nuk mund të ketë pushime për këtë parti, ka betejë, ka punë, punë dhe vetëm punë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑