E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Studiuesi largohet nga Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të na shkatërrojë, po luajnë me jetën tonë

Një studiues i inteligjencës artificiale, Jacob Coxon, ka dhënë dorëheqjen nga Anthropic, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohet teknologjia.

Coxon, i cili më parë ka punuar edhe në OpenAI, akuzoi të dyja kompanitë se po nxitojnë drejt krijimit të superinteligjencës artificiale pa marrë parasysh sa duhet rreziqet për shoqërinë.

“Po vrapojnë drejt superinteligjencës vetë-përmirësuese dhe po luajnë me jetën tonë”, shkroi ai në X, duke paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një numri të madh njerëzish brenda dekadës së ardhshme.

Shqetësimet e tij vijnë në një kohë kur modelet e avancuara të IA-së kanë shfaqur raste sjelljeje të paparashikueshme gjatë testimeve, përfshirë përpjekje për të vepruar jashtë parametrave të përcaktuar.

Coxon argumenton se, ndërsa rreziku kuptohet nga shumë studiues dhe drejtues të industrisë, kompanitë vazhdojnë garën për të zhvilluar të parat inteligjencën artificiale të përgjithshme dhe më pas superinteligjencën.

Ai u ka bërë thirrje studiuesve të IA-së të shqyrtojnë më thellë pasojat etike të punës së tyre dhe të kërkojnë ndryshime në mënyrën se si zhvillohet kjo teknologji.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑