Një grup fermerësh nga fshati Mollas i Cërrikut tregojnë në “Stop”, sesi ranë pre e mashtrimit nga ana e tregtarit Emiljano Shaqelli.Ata i kanë shitur atij domatet, që në vitin 2016, por paratë nuk i kanë marrë akoma. Sa herë interesohen, Emiljano i shtyn afatin për dhënien e parave.Fermerët kanë bërë kallzim në prokurorinë e Lushnjes dhe akt-marrëveshje noteriale, por detyrimet sërish nuk po i marrin.Pas fermerëve dhe avokatit të tyre, Erind Nanushi,tregtari Emiljano Shaqelli, bën të njejtën sjellje edhe me gazetaren e “Stop”. Premton ta sqarojë për 30 minuta, se është në gjumë, por nuk “nuk zgjohet më kurrë”.
- +355 67 220 8888
- [email protected]