Stop-“Vata Trans” 16 vite punon ne linjen Manez-Durres, bashkia e skualifikon! (16.01.2019) – Stop
KLIPET

Stop-“Vata Trans” 16 vite punon ne linjen Manez-Durres, bashkia e skualifikon! (16.01.2019)

Klodian Vata denoncon në Stop, se është skualifikuar padrejtësisht nga gara për linjën Manëz-Durrës-Manëz, në të cilën operon prej 16 vjetësh.Klodiani thotë, se ky problem i ka lindur me bashkinë e Durrësit, pasi më parë licensën e merrte në ish-komunën Manëz.Për të vijuar punën i vunë kusht të bashkëpunonte edhe me 3 operatorë të tjerë, por Klodiani e refuzoi këtë ofertë.Dy tenderat e parë dështuan, ndërsa në të tretin fitoi “Naimi trans”, duke marrë 73 pikë,megjithëse sipas Klodianit, kjo kompani kishte marrë mjete me qira, sa për të fituar garën.Klodian Vata u skualifikua, edhe pse thotë, se ka shpenzuar 150 mijë euro për të blerë mjetet.Vec kësaj, ai është rrahur e goditur fizikisht.Pas kësaj situate, bashkia kontrolloi vetë bashkinë me grup pune, ndërsa tani cështja ka kaluar në Gjykatë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *