Në vitin 2014 kemi transmetuar rastin e Elona Collakut, e cila ka lindur me një problem në shtyllën kurrizore. Shpesh ne e kemi ndihmuar Elonën dhe familjen e saj dhe në shkurt 2020 “Stop” dhe Elvis Naci kontribuan për blerjen e një busti ortopedik për Elonën dhe ne si redaksi bëmë një tjetër thirrje për mbledhjen e parave për proteza të reja.Një familje nga Fieri, që kërkon të mbetet anonime, ka dhuruar 1 mijë euro per protezat e Elonës.
Më pas transmetojmë rastin e një djali 23 vjecar me prapambetje mendore, i cili pas 12 vjetësh është përjashtuar nga kempi. Si të mos mjaftonin problemet shëndetsore, xhaxhai i djalit tregon, se familja e tij jeton në varfëri e kushte të vështira. Sunday League Tirana dhe Vog Lounge kanë ndihmuar këtë familje.