Stop – Skandali, si u perdhunua e mitura dhe u lirua autori me dokumenta false! (04 qershor 2019)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Fierit. Nëna e një të miture 10 vjecare, tregon, se vajza e saj ishte viktimë e akteve të turpshme nga Lefter Ruko. Ajo thotë, se e denoncoi ngjarjen në polici dhe Lefteri u arrestua. Por më pas ai kaloi në arrest shtëpie me raporte të falsifikuara mjekësore e një deklaratë të babait të të miturës, të cilën ai vetë thotë, se nuk e ka bërë kurrë.Prokurori i cështjes, Saimir Smakaj dhe gjyqtarja e Vlorës, Viola Canaj,në bashkëpunim, kanë nxjerrë nga qelia autorin e një përdhunimi.Nga ana tjetër Shërbimi Social i Fierit nuk është marrë me rastin dhe prindërit kanë paguar vetë vetëm dy seanca me psikologe private.Psikologia Redina Sulstarova shpjegon trajtimin, që i duhet bërë vajzës së mitur dhe prindërve të saj dhe ofron ndihmë sociale falas për rastin e rëndë.

Të Fundit