Pak kohë më parë transmetuam rastine vdekjes misterioze të të riut Saimir Sula, i cili humbi jetën në Spitalin Del Mar në Barcelonë. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain.Spitali konfirmoi vdekjen e 31 vjecarit rreth mesditës së 9 majit 2020. Fillimisht nga Spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por pamjet tregojnë, se Saimiri kishte shenja dhune në trup.Instituti i Mjeksisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.Cështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish. Avokati i familjes Sula, Carlo Sardinero tregoi për “Stop”, zhdukjen, apo mos marrjen e provave kyce për këtë dosje.Pas shumë peripecish, trupi i Saimir Sulës erdhi 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie.Por Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tirane nuk mundi të bënte dot autopsinë, pasi trupi kishte kaluar në fazën e dekompozimit. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31 vjecarit. Një javë pas publimit tonë Ministria e Drejtësisë dhe ministri Manja i ka dërguar një letër homologes spanjolle, ku i kërkon, që të bëjë kujdes, në mënyrë që gjykata e Barcelonës të përmbushë me përparësi kërkesat e Prokurorisë së Tiranës për zbardhjen e të vërtetës objektive.Nga ana tjetër,Prokurorë të Prokurorisë së Tiranës kanë zhvilluar një takim në Barcelonë me kolegët e tyre atje për cështjen në fjalë.”Stop” ka mësuar, se pavarësisht, se cfarë do të ndodhë më procesin e familjes në Barcelonë, zemra e të ndjerit në muajt maj-qershor 2023 do të kthehet në Shqipëri, për të kuptuar, se cfarë ka ndodhur me të riun e ndjerë Saimir Sula në Spitalin Del Mar në Barcelonë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]