Manjati mediatik Rupert Murdoch martohet për herë të pestë në moshën 92-vjeçare

Manjati mediatik Rupert Murdoch ka njoftuar fejesën e tij me partneren e tij Ann Lesley Smith, një ish-oficere policie.

Murdoch, 92 vjeç dhe zonja Smith, 66 vjeç, u takuan në shtator në një ngjarje në vreshtin e tij në Kaliforni.

Biznesmeni i tha New York Post, një nga publikimet e tij: “Kisha frikë të dashurohesha – por e dija se kjo do të ishte e fundit. Më mirë të jetë. Jam i lumtur.”

Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar. Murdoch shtoi se ai i propozoi zonjës Smith në ditën e Shën Patrikut.

Bashkëshorti i ndjerë i zonjës Smith ishte Chester Smith, një këngëtar i kantri dhe ekzekutiv i radios dhe televizionit.

“Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Ne u takuam shtatorin e kaluar,” tha ajo për New York Post.

Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi: “Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku”.

Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe.

Murdoch ishte i martuar më parë me stjuardesa australiane Patricia Booker, gazetarja me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësja me origjinë kineze Wendi Deng.

Të Fundit