Gazetarja e “Stop” i drejtohet Drejtorisë Arsimore Fier për problemin e mësueses së Rroskovecit Valbona Cjapi, por drejtoresha nuk denjon të përgjigjet. Avokati Kondi Ilia shpjegon, se ka një nen në kodin e punës, që njeh ditët, kur mungon në institucion, për arsye të një detyrimi ligjor. Ndërsa eksperti i arsimit, Ndricim Mehmeti, shpjegon, se lënia bosh e mungesave pa arsye të Valbonës është bërë me qëllim, që ajo mos të ketë mundësi t’u drejtohet organeve më lart. Por akti i drejtorit, sipas Mehmetit, është hakmarrje e pastër.
- +355 67 220 8888
- [email protected]